Të premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira të pakta të nivelit të lartë. Mëngjesi do të karakterizohet me acar.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi 6 deri në 23 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 16°C.




