Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2,374 gjoba trafiku, janë arrestuar 23 persona dhe 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.




