Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të gjyqësorit, duke e cilësuar pezullimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si “ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ”.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Rama deklaroi se rreziku aktual nuk qëndron te cenimi i pavarësisë së gjyqësorit, por te ndërhyrja e tij në funksionimin e ekzekutivit dhe legjislativit. Ai theksoi se mazhoranca i ka dhënë pavarësi reale sistemit të drejtësisë, por sipas tij, kjo pavarësi po keqpërdoret.




