Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka bërë të ditur se gjatë një jave ka trajtuar 46 raste të reja në nivel vendi.
Sipas njoftimit, 39 raste kanë të bëjnë me dhunë në familje, pesë me dhunim, një me vrasje të rëndë në tentativë dhe një me vrasje në tentativë.
Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur edhe gjashtë kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje, 17 për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente, një për Urdhër Emergjent të Përkohshëm, dy për ndryshim të Urdhrit Mbrojtës dhe një për ndërprerje të tij.




