Labinot Tahiri ka shprehur mbështetjen e tij për Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës, duke theksuar raportet e saj të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si themel për shtetin dhe përfaqësimin ndërkombëtar.
Ai kritikon politikanët që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe thekson se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe jo eksperimente politike.
Tahiri kujton vendimet që kanë forçuar ushtrinë dhe sigurinë e vendit dhe nënvizon se interesi shtetëror vjen mbi të gjitha.
“Jam për vazhdimësi dhe duhet të jemi për Vjosa Osmanin Presidente,” përfundon ai, duke shprehur angazhimin për interesin kombëtar.




