Gent Begolli ka njoftuar marrjen e detyrës së Drejtorit të Kadastrës dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinë.
Ai falënderoi kryetarin Përparim Rama për besimin e dhënë, si dhe Lidhjen e Prishtinës, kryesuesin Kupina, kandidatët dhe asambleistët për mbështetjen gjatë rrugëtimit politik dhe institucional.
Begolli thekson se do të angazhohet me përkushtim përmes punës profesionale, transparencës dhe bashkëpunimit me qytetarët, me synimin për përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen efikase të çështjeve që lidhen me kadastrën dhe legalizimin.
Ai shton se vetëm përmes punës serioze dhe bashkëpunimit institucional mund të ndërtohet një administratë më funksionale dhe më afër qytetarëve të Prishtinës.




