Gjykata Supreme e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën, i cili më 22 gusht 2021 vrau të dashurën e tij, Marigona Osmani, në banesën e tij në Ferizaj.
Kolegji i shkallës së tretë, pas shqyrtimit të provave dhe ankimeve të mbrojtjes, ka konstatuar se vendimet e gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë janë të ligjshme dhe të arsyetuara. Sipas Gjykatës Supreme, viktima kishte pësuar lëndime të shumta trupore dhe dhimbje të rënda fizike, duke mbështetur kualifikimin e vrasjes si mizore.
Gjykata gjithashtu ka konstatuar se i akuzuari nuk kishte çrregullime të karakterit psikotik dhe ishte në gjendje të kuptonte veprimet e tij, duke bërë që dënimi me burgim të përjetshëm të qëndrojë.




