Më 27 shkurt 2026, dy njësi policore nga stacioni në Ferizaj një nga njësia e trafikut dhe një nga sektori policor kanë marrë pjesë në një kampanjë vetëdijesuese të organizuar nga Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara Handikos.
Aktiviteti u zhvillua nga ora 10:00 deri në 11:30, në kuadër të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.
Së bashku me përfaqësuesit e shoqatës, policët shpërndanë fletushka sensibilizuese për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve, duke theksuar rëndësinë e lirimit të trotuareve, parqeve dhe hapësirave publike për lëvizje të lirë dhe të sigurt të personave me aftësi të kufizuara.
Policia e Ferizajt thekson përkushtimin e saj për mbështetjen e iniciativave që promovojnë barazinë dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve.




