Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, duke kërkuar shtim të vigjilencës institucionale dhe të sigurisë në Kosovë.
Në një reagim publik, Ramadani theksoi se situata e krijuar pas sulmit ushtarak të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Iranit kërkon kujdes të shtuar nga institucionet e vendit.
Ai vlerësoi se në periudha krizash globale mund të shtohen rreziqet për destabilizim në rajon, duke përmendur edhe mundësinë e veprimeve të papërgjegjshme nga shtete të caktuara. Sipas tij, në rrethana të tilla, prioritet duhet të jetë ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit të vendit.




