Policia e Kosovës ka njoftuar se më 26 dhe 27 shkurt 2026 janë realizuar dy ekstradime në bashkëpunim me autoritetet e Italisë dhe Gjermanisë.
Nga Italia është ekstraduar shtetasi kosovar M.Q., i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Ndërkaq, nga Gjermania është ekstraduar shtetasja shqiptare V.L., e dyshuar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.
Të dy të dyshuarit, pas mbërritjes në Kosovë, u janë dorëzuar njësive përkatëse për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia bëri të ditur se operacionet u realizuan në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe do të vazhdojë koordinimin me partnerët për luftimin e krimit.




