Një rast kanosjeje është raportuar më 26 shkurt 2026 në Skenderaj, ku viktimë dyshohet të jetë një pjesëtar i Forca e Sigurisë së Kosovës.
Sipas informacioneve, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, e cila gjithashtu është pjesëtare e FSK-së, ai dyshohet se është kërcënuar përmes telefonit nga vëllai i saj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Selman Vojvoda”, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 18:30.
Viktima është intervistuar në stacion policor dhe, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”.
Hetimet janë duke vazhduar.




