Kryeministri i Albin Kurti, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nënkryetarin Ardian Gola dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, zhvilluan homazhe në Qirez dhe Likoshan për të përkujtuar 28-vjetorin e masakrave.
Kurti theksoi se masakrat e vitit 1998, gjatë të cilave u vranë 24 persona, përfshirë gra, fëmijë dhe dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënuan një moment kyç të ndërgjegjësimit kombëtar dhe rritën vëmendjen ndërkombëtare ndaj krimeve në Kosovë.
Ai nënvizoi rëndësinë e sakrificës së të rënëve dhe obligimin e institucioneve për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, duke kujtuar se gjaku i derdhur shërben si themel i lirisë dhe i shtetit.




