Të flesh mirë çdo natë është thelbësore për shëndetin, por ndonjëherë gjumi i qetë mund të duket i paarritshëm. 🍵 AgroWeb sugjeron katër pije natyrale që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë:
1. Qumësht me turmerik 🌼
Shtoni një lugë pluhur turmerik në një gotë qumësht të ngrohtë. Turmeriku është antinflamator dhe ndihmon tretjen, ul nivelin e sheqerit në gjak dhe promovon gjumë të gjatë e të thellë.
2. Çaj kamomili 🍃
Ky çaj natyral ka efekt qetësues falë antioksidantit apiogjeninë. Lëreni të ziejë sa më gjatë për të nxjerrë sa më shumë ekstrakt, duke ulur ankthin dhe nxitë gjumin.
3. Çokollatë e ngrohtë 🍫
Një gotë çokollatë e ngrohtë pa sheqer ose kako e shkrirë relakson trupin, ul sheqerin në gjak dhe ndihmon në largimin e stresit mendor, duke përgatitur trupin për gjumë të qetë.
4. Smoothie me minerale 🍌🥛
Përzieni gjysmë banane, 1 gotë qumësht, 1 lugë tërshërë dhe disa bajame. Ky miks i pasur me melatoninë dhe serotoninë qetëson sistemin nervor dhe ndihmon në gjumë të thellë.
Provoni pijet që ju pëlqejnë dhe konsumojini para gjumit për një natë të qetë dhe të rilindur. 😴✨




