Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar mbështetjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara për veprimet e fundit në rajonin e Lindjes së Mesme.
“Është një moment i rëndësishëm për popullin e Iranit, falë përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA-ja. Republika e Kosovës qëndron gjithmonë pranë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes dhe sigurisë,” ka thënë Osmani.
Ajo gjithashtu ka dënuar sulmet e regjimit iranian ndaj partnerëve të Kosovës dhe ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë veprimet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë për stabilitet dhe siguri në rajon.




