Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka folur për situatën e ngërçit politik në Kosovë, ku Kuvendi është pezulluar nga 26 qershori deri më 8 gusht, për shkak të mosrespektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për formimin e Kuvendit brenda afatit njëmujor.
Nimani u shpreh optimist se deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese do të nxjerrë një aktgjykim sqarues dhe të qartë që do të tejkalojë këtë ngërç politik.
Ai komentoi gjithashtu rolin e Fatmir Limajt, duke theksuar se ai ka bërë një tejkalim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje për të parandaluar një bllokadë më të gjatë.
Tutje po ashtu ai ka përmendur se po po mos të ndërronte mendja nga LVV-ja dhe të zgjidhej Fatmir Limaj për kryekuvendar tashmë do të kishim Kuvendin.




