Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka pritur Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në selinë e partisë.
Ai bëri të ditur se në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, stabilitetin dhe integrimin evropian.
Ahmeti theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i shtetit multietnik dhe paqes, si dhe foli për projekte rajonale si Korridori VIII dhe përkushtimin e përbashkët drejt së ardhmes evropiane.




