Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit/es.
Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, sipas planifikimit në orën 16:00. Kjo është hera e dytë që dy liderët takohen për të njëjtën temë.
Hamza është ritakuar me Kurtin pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku është diskutuar lidhur me qëndrimet e partisë për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.




