Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet sot, ku pritet të diskutohet edhe zgjedhja e Presidentit të vendit.
Kryeministri i Kosova, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, bëri të ditur se mbledhja është pjesë e obligimeve statutore dhe e përgatitjeve për vitin zgjedhor 2026, por nuk përjashtoi diskutimin për kreun e shtetit.
Ai theksoi se, në mungesë të një marrëveshjeje konsensuale, mund të ketë propozime partiake për Presidentin.




