Një rast i dhunës në familje është raportuar më 28.02.2026 rreth orës 15:00 në Malishevë.
Sipas informacioneve zyrtare, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.
Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.




