Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka deklaruar se partia dhe shqiptarët janë të palëkundur në mbështetje të SHBA-së dhe përpjekjeve për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar. Ai theksoi se aleanca me SHBA-në është një zgjedhje strategjike për demokraci dhe shtetin e së drejtës.
Duke dënuar veprimet destabilizuese të Iranit, Ahmeti theksoi rëndësinë e sigurisë në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme, si një interes global që përfshin luftën kundër terrorizmit dhe stabilitetin energjetik. Ai riafirmoi angazhimin e shqiptarëve për një botë më të sigurt dhe më të lirë.




