Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë, ku pritet që ekipet e mbrojtjes të fillojnë pyetjet për Dëshmitarin 7.
Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) lexoi përmbledhjen e akuzave dhe paraqiti deklaratën hyrëse, ndërsa pesë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm. Mbrojtja e Bashkim Smakajt përfundoi deklaratën hyrëse, ndërsa ajo e Isni Kilajt e nisi paraqitjen e saj.
Pas përfundimit të deklaratave hyrëse, ZPS-ja thirri dëshmitarin e parë, i cili dëshmoi nën masa mbrojtëse si Dëshmitari 7.
Gjykimi ka nisur më 27 shkurt 2026, pas përfundimit të fazës paraprake dhe kalimit të dosjes tek gjykatësi i vetëm në nëntor 2025.




