Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 582-vjetorin e Besëlidhja e Lezhës, u shpreh se kjo ngjarje përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.
Sipas Kreut të Shtetit, Besëlidhja ishte çasti kur “triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale dhe interesi i përbashkët mbi interesin individual”. Ai theksoi se edhe pas 582 vitesh, kjo ngjarje mbetet një standard i sjelljes politike dhe institucionale.
Begaj nënvizoi se forca e kombit shqiptar nuk ka qëndruar vetëm në trimëri, por në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi.
“Nën frymën e vizionit të Gjergj Kastrioti, shqiptarët vepruan si një trup i vetëm dhe u bënë pjesë e historisë evropiane të qëndresës, dinjitetit dhe lirisë”, shkroi Presidenti Begaj.




