Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet e regjimit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane dhe partnerëve në Lindjen e Mesme, duke i konsideruar këto veprime si shpërfillje për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal.
Përmes një postimi në platformën X, Konjufca shprehu mbështetje për ShBA-në dhe aleatët në rajon, duke theksuar se Kosova qëndron fort kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Ai gjithashtu kritikoi sulmet në zona civile në Jerusalem dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë shkaktuar viktima.




