Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1,924 tiketa trafiku në të gjithë vendin.
Sipas raportit ditor, janë arrestuar 40 persona, prej të cilëve 19 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 48 aksidente trafiku, prej tyre 17 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.




