Edon Zhegrova ishte protagonist në barazimin spektakolar 3-3 të Juventusit në udhëtim ndaj AS Romës, duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes pas inkuadrimit nga banka rezervë.
Roma kaloi në epërsi në minutën e 39-të me golin e Wesley França, ndërsa në pjesën e dytë Juventusi barazoi me Francisco Conceiçao (47’). Vendasit reaguan shpejt me golin e Evan Ndicka (54’) pas asistimit të Lorenzo Pellegrinit, ndërsa Donyell Malen shënoi për 3-1 në minutën e 65-të.
Hyrja e Zhegrovës në fushë solli kthesën. Në minutën e 78-të, ai harkoi saktë në zonë dhe pas një topi të kthyer, Boga realizoi për 3-2. Në kohën shtesë, Zhegrova asistoi sërish, këtë herë për Federico Gatti, i cili shënoi për 3-3 (90+3’), duke i siguruar “Zonjës së Vjetër” një pikë të vlefshme.
Pas këtij barazimi, Roma mban vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa Juventusi renditet i gjashti me 47 pikë në tabelën e Serie A.




