Administrata Tatimore e Kosovës ka organizuar seminarin informues me temë “Deklarimi Vjetor i Tatimeve dhe Raportimi i Pasqyrave Financiare”, ku u theksua rëndësia e raportimit të saktë dhe bashkëpunimit me profesionistët.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, deklaroi se miliona deklarime të mbledhura gjatë vitit shërbejnë për hartimin e politikave fiskale, planifikimin e kontrolleve dhe informimin e institucioneve si Prokuroria dhe Policia.
Përfaqësues të komunitetit profesional theksuan nevojën për dialog të vazhdueshëm dhe përfshirje në diskutimin e politikave fiskale, me qëllim forcimin e transparencës dhe rritjen e ndërgjegjësimit tatimor në vend.




