Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Denis Bytyqit dhe Enis Bitiq për nxitje të përçarjes dhe përkrahje të organizatës terroriste ISIS.
Sipas vendimit, Denis Bytyqi është dënuar me dy vjet burgim, ndërsa Enis Bitiq me një vit.
Aktakuza thekson se përmes rrjeteve sociale ata kanë bërë thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad dhe kanë shprehur mbështetje për ekstremizëm fetar.
Telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve.




