Pilotja kosovare Lisjeta Thaqi ka arritur vendin e parë në botë në kategorinë e femrave në paragllajd, duke vendosur Kosovën në krye të sportit ndërkombëtar të precizionit.
Ky sukses historik ka ardhur nën udhëheqjen e trajnerit Fanol Shala dhe është rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe sakrificës së ekipit.
Federata Aeronautike e Kosovës thekson se kjo arritje tregon fuqinë e vendit në arenën ndërkombëtare të paragllajdit.




