Ekipi Italian i Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT), pjesë e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdon aktivitetet në të gjithë zonën e përgjegjësisë, duke bashkëpunuar me popullsinë lokale, studentë dhe pedagogë.
Këto aktivitete ndihmojnë në ndërtimin e besimit, promovojnë vetëdijen situative dhe përkrahjen e rinisë përmes edukimit dhe angazhimit domethënës.
LMT-të mbështesin dialogun dhe bashkëpunimin për mirëqenien e komunitetit dhe gjeneratës së ardhshme në Kosovë.




