Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se deri më tani nuk i është propozuar asnjë emër konkret për President, e as nuk janë kërkuar votat e LDK-së për ndonjë kandidat.
Ai theksoi se pa konsensus politik është e vështirë të sigurohen 80 votat e nevojshme në Kuvend, duke shtuar se LDK nuk preferon garë, por një kandidat konsensual që përfaqëson unitetin dhe nuk është zgjatim i qeverisë.
Sipas tij, në mungesë të marrëveshjes mes partive, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve. Abdixhiku u shpreh skeptik për arritjen e konsensusit në këtë fazë dhe tha se ditët në vijim do të jenë vendimtare.




