Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike.
Haradinaj ka thënë se ka shprehur shqetësimin për nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës.
“Po ashtu, biseduam për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe vlerësova lart rolin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Theksova edhe njëherë përkushtimin tonë për integrimin euroatlantik dhe kërkova mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, shkruan Haradinaj.




