Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar dy ditë para votimit për presidentin, duke kritikuar mungesën e një emri apo propozimi konkret nga fituesi i zgjedhjeve.
Sipas tij, takimet politike po zhvillohen më shumë për konsum publik, ndërsa deklarimet për “konstruktivitet” i cilëson si fasadë.
Tahiri thekson se situatat hipotetike po prodhojnë krizë pas krize dhe se papërgjegjësia politike nuk ka kufi.




