Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për testim të limiteve dhe kufijve kushtetues të Kosovës.
Sipas Behramit, për herë të parë në historinë politike të vendit një parti refuzon marrëveshje, dialog dhe kompromis.
Ai shton se Kurti kërkon përfitimet e pushtetit pa marrë përgjegjësi dhe paralajmëron se këtë herë do të përballet me pasojat e veprimeve të tij politike.




