Lajmi:
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar në rrjetin social Truth Social lidhur me rezervat e armëve të SHBA-së, duke deklaruar se vendi ka mjaftueshëm municione të “nivelit të mesëm dhe të mesëm të lartë” dhe se luftërat mund të zhvillohen “përgjithmonë” duke përdorur vetëm këto furnizime.
“Kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar me këto armë. Shtetet e Bashkuara janë të furnizuara dhe të gatshme të FITOJNË, MADHËSHTOR!!!”, ka shkruar ai.
Trump ka akuzuar gjithashtu paraardhësin e tij, Joe Biden, se i ka dhënë Ukrainës “shumë nga armët më të avancuara” amerikane. Në fund të mandatit të tij, Biden kishte lejuar Ukrainën të përdorte raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS, të afta për të goditur objektiva deri në 300 kilometra larg, raporton BBC.




