Wolverhampton Wanderers F.C. ka shënuar fitore të madhe 2-1 ndaj Liverpool F.C. në kuadër të Premier League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në të dytën, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 78-të me Rodrigo Gomes. Liverpool barazoi shpejt në minutën e 83-të me golin e Mohamed Salah.
Megjithatë, në kohën shtesë, Andre realizoi nga distanca, me topin që u devijua dhe përfundoi në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.
Në tabelë kryeson Arsenal F.C., Liverpooli renditet i gjashti, ndërsa Wolves mbetet në fund të renditjes.




