Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ndërsa burime brenda Kuvendit bëjnë të ditur se ajo mund të ftohet në ora 13:00 ose në mbrëmje.
Emri më i përfolur për kandidat është Glauk Konjufca, ndërsa opozita nuk ka paraqitur ende ndonjë propozim zyrtar. Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderët opozitarë, përfshirë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, por pa marrëveshje konkrete.
Ndërkohë, emri i Vjosa Osmani nuk po përmendet aktualisht në diskutimet e fundit. Mbetet të shihet nëse gjatë seancës do të ketë propozime zyrtare dhe konsensus për zgjedhjen e presidentit.




