Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet me sulme ndaj objekteve diplomatike dhe reagime të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, ndërsa Franca ka rritur praninë ushtarake në rajon.
Një dron i dyshuar iranian goditi një parking pranë Konsulatës së SHBA-së në Dubai, pa raportime për të lënduar. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi se personeli është i sigurt dhe akuzoi Iranin për sulme ndaj përfaqësive diplomatike amerikane.
Presidenti Donald Trump paralajmëroi se marina amerikane mund të nisë eskortimin e tankerëve të naftës në Ngushtica e Hormuzit për të garantuar furnizimin global me energji, pasi trafiku në këtë korridor kyç është reduktuar ndjeshëm.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi dërgimin e aeroplanmbajtëses “Charles de Gaulle” dhe forcim të masave mbrojtëse në rajon. Në terren, Izraeli ka raportuar shkatërrimin e qindra objektivave ushtarake në Iran, ndërsa sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, numri i viktimave ka arritur në 787.




