Partia GUXO ka mbajtur mbledhje ku, sipas burimeve, është diskutuar qëndrimi ndaj një mandati të dytë për presidenten Vjosa Osmani.
Sipas këtyre burimeve, Donika Gërvalla është ndër kundërshtaret kryesore të rizgjedhjes së Osmanit, ndërsa në këtë qëndrim thuhet se është në një linjë edhe me kryeministrin Albin Kurti./SINJALI/
Ky zhvillim vjen pas deklaratave të mëhershme mbështetëse të Gërvallës për Osmanin, ndërsa së fundmi ajo ka shmangur komentet publike lidhur me këtë çështje.




