Granit Xhaka është shprehur i lumtur pasi Sunderland AFC arriti objektivin fillestar prej 40 pikësh në Premier League, pas fitores 1:0 ndaj Leeds United.
Xhaka, që u aktivizua në pjesën e dytë pas rikthimit nga lëndimi, tha se skuadra tash synon më shumë, por do të vazhdojë me qasje modeste.
Sipas BBC, loja e Sunderlandit u përmirësua dukshëm pas hyrjes së tij në fushë, duke theksuar ndikimin e përvojës dhe lidershipit të kapitenit në arritjen e suksesit.




