Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve (ZRA) dhe prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka pritur në takim përfaqësuesen e Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Jasna Pekiq.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me rikthimin e aseteve, përfshirë avancimin e infrastrukturës ligjore, shkëmbimin e përvojave praktike ndërmjet zyrave përkatëse në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në fokus ishte edhe organizimi i mundshëm i një vizite studimore në një nga zyrat për rikthimin e aseteve në rajon, me qëllim përfitimin nga praktikat më të mira dhe rritjen e efikasitetit në këtë fushë.
Hyseni falënderoi përfaqësuesen e UNODC-së për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm, ndërsa të dyja palët u zotuan për vazhdimin e takimeve dhe koordinimit, me synim arritjen e rezultateve konkrete në forcimin e mekanizmave për rikthimin e aseteve.




