Deputeti i Artan Behrami ka reaguar ndaj raportimeve se Glauk Konjufca ka refuzuar të jetë kandidat dhe se për vendin e tij është përmendur Andin Hoti, ministër i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Behrami tha se kryeministri Albin Kurti ka keqpërdorur familje të cilat kanë dhënë shumë për luftën e Kosovës, duke përmendur një seri familjesh historike dhe të njohura.
Ai ngriti shqetësimin se ky cikël keqpërdorimesh po vazhdon dhe pyeti se cila familje e ka radhën të përfitojë vëmendjen dhe respektin e duhur nga institucionet shtetërore.




