Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka realizuar më 4 mars 2026 ekstradimin e shtetasit të Maqedonisë së Veriut, B.L., i kërkuar nga Interpol për veprën penale “Vrasje”.
Arrestimi dhe ekstradimi u kryen në koordinim me njësitet policore dhe institucionet e drejtësisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjet ndërinstitucionale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për parandalimin dhe hetimin e aktiviteteve kriminale, duke garantuar sundimin e ligjit.




