Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, tha se nuk ka asnjë votë për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për president.
Ajo shtoi se grupi parlamentar do të diskutojë qëndrimet e veta dhe se vendimi përfundimtar do të bëhet i qartë pas mbledhjes.
Deliu theksoi gjithashtu se nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar për emrat e propozuar, duke u bazuar vetëm në raportimet e mediave./EO/




