Ministri Andin Hoti ka pritur në zyrën e tij ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, si dhe eprorët Binak Gashi dhe Mahir Hasani.
Ai e cilësoi takimin si një nder të veçantë dhe theksoi se mbështetja e tyre përbën inkurajim në angazhimin e tij si ministër i vlerave të luftës çlirimtare.
Hoti u zotua për bashkëpunim të ngushtë në adresimin e të gjitha çështjeve që lidhen me kategoritë e dala nga lufta.




