Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, deklaroi se subjekti i tij nuk ka marrë ende ftesë për takim lidhur me diskutimet për zgjedhjen e presidentit.
Ai theksoi se pa u dorëzuar zyrtarisht 30 nënshkrime, nuk ka arsye për debat mbi emrat që po qarkullojnë në publik.
Sipas tij, fillimisht duhet të vijë propozimi zyrtar e më pas të zhvillohen diskutimet.
Haradinaj shtoi se nënshkrimet nga ana e tyre janë të gatshme dhe mund të dorëzohen sapo të kërkohen.




