Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka cilësuar shqetësuese pranimin e provave të prodhuara në Serbi nga Gjykata Speciale, duke thënë se ato prova janë historikisht të falsifikuara dhe synojnë të rishkruajnë historinë.
“Është jashtëzakonisht shqetësuese se cilado gjykatë e krijuar nga Kosova, e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues të funksionojë sipas sistemit juridik, që të pranojë prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë. Është dëshmuar se historikisht çdo që prodhon shteti i Serbisë kundër UÇK janë prova të falsifikuara që kanë një synim ta rishkruajnë historinë. Nuk ka asnjë përpjekje që mund ta njollosë luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, ka qenë luftë për të mbrojtur nga forcat gjenocidale të Millosheviqit. Por është fat i keq që akoma mbetjet e Millosheviqit e udhëheqin Serbinë dhe për shkak se ende mendësia e njëjtë, i përdorin të njëjtat metoda. Duhet të gjithë ne si institucione, si popull, si komb, t’i bashkojmë forcat tona në mbrojtjen e luftës së drejtë dhe çlirimtare.”, deklaroi Osmani.




