Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Albin Kurti nuk po kërkon zgjidhje, por “pushtet total”, duke e akuzuar se po e shtyn vendin drejt një krize të re politike.
Sipas saj, ka pasur mundësi për marrëveshje dhe zgjedhje të presidentit, por Kurti ka zgjedhur përplasjen dhe interesin politik mbi atë shtetëror, duke theksuar se “Kosova është më e madhe se ambicia e kujtdo.”




