Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Albin Kurtin se me nominimin e Glauk Konjufcës për president, pa i pasur votat, po e shtyn vendin me qëllim drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas saj, kjo do të nënkuptonte humbje kohe dhe miliona euro shpenzime, për t’u kthyer sërish në të njëjtën pikë – marrëveshjen mes partive për presidentin. Bajrami theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe funksionalitet institucional, jo për krizë politike.




