Kryetari i Bashkësia Islame e Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Në takim u diskutua për rolin e BIK-ut në avancimin e lirive fetare dhe promovimin e dialogut ndërfetar. Myftiu Tërnava falënderoi SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës, duke theksuar se vendi mbetet shembull i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare.




