Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Albin Kurti se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja me veprime të njëanshme dhe me një kandidat për president që, sipas tij, nuk i ka votat e mjaftueshme.
Hoti tha se, ashtu si në vitin 2020, kriza po shkaktohet për kalkulime politike e jo për çështje parimore. Sipas tij, Kosova ka nevojë për konsensus dhe stabilitet institucional, ndërsa faturën e papërgjegjësisë e paguajnë qytetarët.




